Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka deklaruar se disa organizata joqeveritare serbe kanë përfituar rreth 619 mijë euro nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet publike.
Përmes një postimi, ai tha se ndërkohë OVL UÇK nuk ka përfituar asnjë mbështetje financiare nga shteti.
Rrahmani ka kritikuar këtë, duke e cilësuar si trajtim të pabarabartë ndaj organizatave që përfaqësojnë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




