Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i brishtë për shkak të mungesës së mirëbesimit.
Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ai akuzoi Serbinë për veprime që cenojnë sovranitetin e Kosovës, duke përmendur sulmet në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit.
Konjufca tha se nuk pret përparim të shpejtë në dialog gjatë këtij viti dhe kërkoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE.




