Analisti politik Avni Arifi ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në Partinë Demokratike të Kosovës do ta forconte këtë subjekt politik.
Në një intervistë, ai tha se Limaj sjell rreth 20 mijë vota dhe se partitë politike, sidomos ato opozitare, duhet të luftojnë për çdo votë në garën zgjedhore.
Megjithatë, Arifi theksoi se brenda partisë mund të ketë edhe kundërshtime ndaj rikthimit të tij, pasi disa figura mund ta shohin si faktor që i dëmton pozitat e tyre politike.




