Autoritetet shëndetësore në Francë kanë konfirmuar një rast të ri me hantavirus te një pasagjere e evakuuar nga anija turistike MV Hondius, ku po hetohet një shpërthim infeksioni.
Sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë, pacientja ishte pjesë e evakuimit të fundit, ndërsa pasagjerët e tjerë po testohen dhe janë vendosur nën monitorim.
Deri tani janë regjistruar gjithsej gjashtë raste të lidhura me këtë shpërthim, të cilat po ndiqen edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Autoritetet theksojnë se hantavirusi nuk përhapet lehtë nga ajri dhe rreziku i përhapjes konsiderohet i kufizuar në ambientin e anijes, ndërsa monitorimi po vazhdon për shkak të periudhës së inkubacionit.




