Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në qershor, si pjesë e përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve në Ligën B.
Dardanët fillimisht përballen me Çekinë më 31 maj në Pragë, ndërsa më 7 qershor luajnë ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Këto ndeshje shërbejnë si test për përzgjedhësin Franco Foda përpara garave zyrtare, ku Kosova do të jetë në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.
Grumbullimi i ekipit fillon më 27 maj.




