Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për qytetarët pas “tubimit të bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi, ajo falënderoi mbështetësit për, siç tha, “çdo zemër që besoi” dhe “çdo përqafim që bashkoi për Kosovën”.
Osmani theksoi se Kosova mbetet “shtëpia më e shtrenjtë” e qytetarëve dhe simbol i unitetit dhe dashurisë mes tyre.




