Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbetet i hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor, por anëtarësimi varet nga rezultatet dhe reformat e tyre.
Ajo tha se nëse vendet kandidate përmbushin kriteret, edhe BE do të përmbushë hapat drejt integrimit.
Kos përmendi gjithashtu progres në Planin e Rritjes dhe integrimin gradual ekonomik të rajonit, përfshirë disa disbursime financiare dhe hapa drejt integrimit në SEPA.
Në Bruksel po zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së me homologët nga Ballkani Perëndimor, ku diskutohet procesi i zgjerimit dhe bashkëpunimi rajonal.




