Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sokol Bashota, ka deklaruar se në mbledhjen e radhës së kryesisë do të diskutohet aktualiteti politik në vend, përfshirë edhe përpilimin e listave zgjedhore.
Ai tha se çështja e përfshirjes së Fatmir Limaj në listën e PDK-së do të shqyrtohet nëse ajo propozohet nga kryetari i partisë, Bedri Hamza.
“Do të shohim çka thotë kryetari i partisë dhe letrën që na ka dërguar, pastaj do ta diskutojmë në kryesi”, u shpreh Bashota shkurt para mediave./EO/




