OKB ka paralajmëruar se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë krizë globale ushqimore brenda pak javësh.
Sipas saj, ndërprerja e transportit të plehrave kimike rrezikon miliona njerëz nga uria, sidomos në Afrikë dhe Azi. Jorge Moreira da Silva tha se deri në 45 milionë persona mund të preken.
OKB po kërkon një mekanizëm për kalimin e anijeve me materiale bazë bujqësore, ndërsa negociatat mes palëve ende nuk kanë dhënë rezultat.




