Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar ndaj rritjes së polarizimit politik në vend, duke theksuar se kjo situatë po e dëmton seriozisht Kosovën.
Ajo u ka bërë thirrje partive politike që të largohen nga përplasjet dhe fyerjet personale, duke u fokusuar më shumë në programe konkrete dhe në interesin e qytetarëve.
Sipas Tahirit, prioritet duhet të jetë Kosova dhe mirëqenia e qytetarëve, e jo përplasjet politike që, siç tha ajo, po thellojnë ndarjet në shoqëri.




