Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar prurjen e re në listën e saj për zgjedhjet e 7 qershorit, Kreshnik Çollakun, i cili do të jetë kandidat për deputet.
Prezantimi u bë nga kandidatja për presidente Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Sipas Osmanit, Çollaku ka një karrierë të gjatë akademike dhe diplomatike, përfshirë angazhimin në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe shërbimin në Ambasadën e Shqipërisë në Washington.
Ai është vlerësuar si pjesë e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 dhe ka qenë aktiv në diplomacinë parlamentare në mbështetje të Kosovës.
LDK tha se përmes kësaj prurjeje synon të forcojë përfaqësimin me figura me përvojë dhe vizion euro-atlantik në Kuvend.




