Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, ku ka shprehur kritika ndaj zhvillimeve në kampin opozitar.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas aksionit deklaroi se opozita në Kosovë po fokusohet vetëm në garën për pushtet dhe pozita në qeverinë e ardhshme, duke mos ofruar alternativë për qytetarët.
Ai kritikoi edhe rikthimin e Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se ajo po e përdor këtë subjekt politik si mjet për qëllime politike personale.
Sipas Molliqajt, situata në opozitë tregon mungesë uniteti dhe përplasje të interesave, ndërsa ai e quajti këtë zhvillim problematik për demokracinë në vend.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos mbështesin, siç tha ai, “nisma të bazuara në interesa të ngushta politike”, por të zgjedhin alternativa që ofrojnë opozitë të qartë dhe të qëndrueshme.




