Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Durmishi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai tha se vendimi është marrë me kërkesën e tij dhe pas konsultimeve me Kryeministrin Albin Kurti.
Durmishi e ka falënderuar Kurtin për mirëkuptim dhe ka shprehur bindjen se Vetëvendosje Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese edhe në këto zgjedhje, madje me rezultat më të madh se në zgjedhjet e kaluara.
Ai ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin e tij për mbështetjen e partisë dhe ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve drejt fitores së re të VV-së.




