Partitë politike pritet që të martën t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit institucional për të parë nëse i plotësojnë kriteret ligjore për certifikim.
Sipas tij, KQZ do t’u dërgojë institucioneve relevante listat e kandidatëve, në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, praktikë kjo që është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.




