Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mungesë opozitarizmi dhe ndikim të brendshëm nga një “klikë”./EO/
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka akuzuar figura të larta të PDK-së për vendimmarrje të centralizuar dhe përjashtim të votës së brendshme.
Ai përmendi edhe rastin e Fatmir Limajt dhe listat zgjedhore, duke thënë se opozita aktuale nuk po e ushtron funksionin e saj real politik.




