Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, i cili përfshin statistika mbi aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë evidentuar 23 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.
Policia ka vazhduar edhe kontrollin në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 2 mijë e 546 gjoba trafiku brenda një dite.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 34 persona, prej të cilëve 21 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.




