Ka ndërruar jetë Alush Gashi, ish-ministër i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij.
Në njoftimin e familjes thuhet se Gashi do të kujtohet për jetën, veprën dhe kontributin e tij publik.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Alush Gashi. Familja, të afërmit dhe miqtë do ta kujtojnë gjithmonë me dashuri, respekt dhe mirënjohje për jetën, veprën dhe kujtimet që la pas. Për detajet rreth ceremonisë do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.




