Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas njoftimit, tërheqja e shortit do të zhvillohet më 16 maj 2026, në orën 11:00, në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë.




