Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Besa Gaxherri, ka deklaruar se Policia Speciale nuk është dashur të intervenojë në Skenderaj në rastin e kryetarit Sami Lushtaku.
Ajo tha se raste të tilla duhet të trajtohen sipas procedurave të rregullta ligjore dhe jo me rrethim të komunave apo qyteteve.
Gaxherri shtoi se, nëse policia do të merrte për intervistim një udhëheqës politik, atëherë sipas saj fillimisht duhej të veprohej ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shkak të ftesave nga Prokuroria.
Deklaratat ajo i bëri në “Edicionin Special” në Klan Kosova.




