Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me kandidatët për deputetë për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
Hamza ka thënë se PDK-ja është e gatshme t’i rikthejë Kosovës stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira, duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të nxirret vendi nga kriza dhe stagnimi.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për ecje përpara me punë, vizion dhe përkushtim ndaj qytetarëve.





