Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar më 15.05.2026 ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kroacia në Kosovë.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtimi ndërkombëtar, i lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim”.
Ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre kroate. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari i është dorëzuar njësive policore në rajonin e Prizrenit për procedura të mëtejme ligjore.




