Kandidati për kryeministër i Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, kanë vizituar familjen Gashi dhe familjen Muhaxhiri në lagjen Kurillë të Prizrenit.
Gjatë vizitës, Hamza tha se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve lidhur me rritjen e çmimeve, vështirësitë ekonomike dhe qasjen në shërbimet shëndetësore.
Ai theksoi se këto janë probleme të përditshme që kërkojnë adresim serioz nga institucionet shtetërore.
Hamza u zotua se, nëse merr postin e kryeministrit, që në vitin e parë do të ndërmarrë masa konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e mirëqenies sociale e ekonomike në vend.
Në fund, ai falënderoi familjet për mikpritjen dhe besimin e treguar gjatë vizitës.




