Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku një burrë nga Peja ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe gruaja dhe fëmijët e tij, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Policia dhe organet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal.




