Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare do të protestojnë sot në Shkup kundër mosmbajtjes së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Protesta vjen pasi provimi është organizuar vetëm në gjuhën maqedonase, ndonëse shqipja ka status zyrtar në Maqedoninë e Veriut.
Tubimi do të mbahet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një” dhe nis në ora 16:30 te Ura e Gurit në Shkup.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore si të drejtë themelore dhe çështje barazie.




