Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e çmimit të lartë të energjisë elektrike në bizneset prodhuese në Kosovë, pas vizitës në kompaninë “Artatex Group” në Pejë.
Ai e vlerësoi këtë kompani si një storje suksesi të një biznesi familjar që punëson rreth 120 punëtorë, prej të cilëve shumica janë gra, duke theksuar rëndësinë e prodhimit vendor për ekonominë e vendit.
Sipas Haradinajt, shumë biznese po përballen me koston e lartë të energjisë, ndërsa mungesa e kapaciteteve të reja prodhuese po e rëndon më tej situatën.
Ai theksoi se investimet në energjetikë janë urgjente, duke kërkuar rritje të prodhimit vendor dhe furnizim më të qëndrueshëm me energji për bizneset në Kosovë.




