Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar transparencë dhe besueshmëri.
Ai tha se pozita e Kryeprokurorit është një nga më të rëndësishmet në sistemin e drejtësisë dhe se procesi duhet të jetë i bazuar në meritë dhe pa ndikime politike.
Bajraktari vlerësoi se shpallja e konkursit ishte hap i domosdoshëm, por i vonuar, duke shtuar se zvarritjet e deritanishme janë pasojë e dështimeve institucionale.




