Sot shënohen 27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, një nga krimet më të rënda të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Masakra ndodhi nga 19 deri më 24 maj 1999, ku u vranë 117 të burgosur shqiptarë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën.
Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nuk është dënuar për këtë krim.
Në Burgun e Dubravës ndodhet një pllakë përkujtimore me emrat e viktimave, në nderim të të vrarëve në këtë masakër që mbetet një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.




