World Health Organization ka bërë të ditur se numri i viktimave nga shpërthimi i Ebolës në Democratic Republic of the Congo ka arritur në të paktën 13, ndërsa qindra persona dyshohet se janë infektuar.
Raporte për raste të reja dhe viktima janë shënuar edhe në Uganda, ndërsa dyshohet për përhapje të virusit edhe në vende të tjera afrikane.
OBSH paralajmëroi se numri real i rasteve mund të jetë shumë më i lartë, pasi virusi po përhapet edhe në zona të izoluara ku rastet shpesh mbeten të paidentifikuara.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore dhe organizatat humanitare kanë kërkuar masa më të rrepta parandaluese, pasi virusi konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe me shkallë të lartë vdekshmërie.




