Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha, ky vendim është marrë pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, kjo është konfirmuar nga deputetja Time Kadrijaj për Telegrafin.
Deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe Slavko Simiq, edhe pse ishte pjesë e grupit parlamentar të AAK-së.




