Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se viti 2026 mund të jetë vendimtar për Lëvizjen Vetëvendosje, duke parashikuar rënie të përkrahjes së saj në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se LVV pritet të pësojë rënie në përqindje të votave, duke përmendur mundësi të ndryshme të rezultatit zgjedhor.
Sipas tij, kjo rënie lidhet me zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, ndërsa shton se zgjedhjet e ardhshme mund të konfirmojnë dobësimin e partisë në pushtet.
Muharremi thekson se deri në fund të vitit 2026, LVV mund të zbresë në rreth 30–35% përkrahje dhe të përballet me sfida në bashkëqeverisje ose opozitë.




