Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Sagonë të Kaçanikut, duke theksuar se kjo trevë “i ka dalë zot atdheut në të gjitha etapat”.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, si dhe martirët e rënë më 1999, duke theksuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Ai shtoi se trashëgimia e tyre duhet të shërbejë si frymëzim për një Kosovë të sigurt dhe të zhvilluar, duke u bërë thirrje për respekt të përhershëm ndaj të rënëve për liri.




