Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se këtë të diel do të udhëtojë në Cyrih të Zvicrës, ku do të takohet me mërgatën shqiptare.
Takimi me bashkatdhetarët në Zvicër është paraparë të nisë nga ora 14:00, ndërsa Osmani ka theksuar rëndësinë e lidhjes me diasporën shqiptare dhe kontributin e saj për vendin.




