Një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën në Galicia të Spanjës, pasi u la për disa orë në një veturë në temperatura të larta dhe dyshohet se vdiq nga nxehtësia.
Sipas mediave ndërkombëtare, fëmija pësoi arrest kardiak pasi u harrua në automjet gjatë kohës kur babai i saj ishte nisur për në punë. Rasti u zbulua disa orë më vonë, kur nëna shkoi ta merrte nga çerdhja dhe u njoftua se vajza nuk kishte shkuar fare atë ditë.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.




