Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë bankarë nën dyshimet se kanë keqpërdorur detyrën duke krijuar dhe ekzekutuar një kredi prej rreth 25 mijë eurosh në emër të një qytetareje, pa dijeninë e saj.
Sipas hetimeve, një menaxher bankar dyshohet se ka tejkaluar autorizimet duke urdhëruar transferimin e mjeteve, ndërsa një analist bankar ka ekzekutuar transaksionin drejt dy bizneseve.
Pas veprimeve të dyshuara, kredia është proceduar edhe përmbarimisht, duke i shkaktuar dëm viktimës. Banka më pas ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori, ndonëse sipas autoriteteve nuk ka prova të qarta për realizimin e rregullt të kredisë.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.




