Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka vazhduar vizitat në biznese në Junik, ku ka ngritur shqetësime për gjendjen me të cilën po përballen prodhuesit vendorë.
Ai tha se mungesa e stabilitetit energjetik dhe përdorimi i gjeneratorëve po krijojnë vështirësi serioze për bizneset.
Sipas tij, institucionet duhet të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe të mbrojnë prodhuesit vendorë nga konkurrenca e padrejtë.




