Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se pagesat e njëhershme prej 100 euro për pensionistët dhe studentët do të realizohen në fillim të javës së ardhshme, para festës së Bajramit.
Sipas tij, për pensionistët dhe fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasi ekzistojnë listat e përfituesve.
Ndërsa për punonjësit e sektorit privat dhe studentët aktivë, Kurti ka bërë të ditur se do të hapet një procedurë aplikimi gjatë javës së ardhshme.




