Dardan Sejdiu ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për qytetarët, duke thënë se kjo nuk përbën kujdes social, por përdorim të parave publike për qëllime elektorale.
Ai ka deklaruar se fondet që po shpërndahen, sipas tij, vijnë nga taksat e qytetarëve dhe duhet të përdoren për zhvillim afatgjatë e jo për masa të përkohshme para zgjedhjeve.




