Në zonën e Kasharit në Tiranë kanë nisur punimet për ndërtimin e një stadiumi provizor, i cili do të shërbejë për një koncert të madh muzikor më 11 korrik 2026.
Në këtë event pritet të performojë artisti botëror Kanye West, ndërsa struktura po ngrihet pranë autostradës Tiranë–Durrës për të akomoduar një numër të madh pjesëmarrësish.
Organizatorët kanë bërë të ditur se biletat do të variojnë sipas zonave të koncertit, ndërsa punimet po vazhdojnë me ritme të shpejta.




