Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova mirëpret çdo nismë që synon përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian, por nuk mbështet propozime që krijojnë “status të ndërmjetëm” për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Konjufca shtoi se Kosova nuk pranon “dhoma pritjeje në BE” dhe se vendi po përballet me sfida në procesin e integrimit, përfshirë dialogun me Serbinë dhe mosnjohjet nga disa shtete anëtare.




