Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se presin që plani i Qeverisë së Kosovës për krijimin e Xhandarmërisë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Nga Ambasada amerikane në Prishtinë u tha se po monitorohen zhvillimet rreth kësaj nisme, ndërsa NATO dhe KFOR kanë theksuar rëndësinë e koordinimit me institucionet e sigurisë në Kosovë.
Autoritetet në Beograd kanë reaguar duke e kundërshtuar idenë, ndërsa në Kosovë ende nuk janë bërë të ditura detajet e plota për funksionimin e kësaj force.




