Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, kanë mbajtur takim me strukturat e Degës së PDK-së në kryeqytet.
Ismaili tha se në kryeqytet PDK është forca e dytë dhe se me punë e vendosmëri synojnë ta kthejnë këtë mbështetje në ndryshim për gjithë Kosovën.
Ai vlerësoi Hamzën si përfaqësues të stabilitetit që, sipas tij, po e kërkojnë qytetarët.




