Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm, me të cilën përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme në parti.
Sipas njoftimit, pjesa solemne e Kuvendit do të nisë nga ora 11:30.
Në kuadër të punimeve do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së.




