Delegacioni i organizatës “Albanians for America” ka zhvilluar takime në Uashington me senatorë, kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë për të diskutuar mbi çështjet shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në fokus të bisedimeve ishin mbështetja për integrimin e Kosovës në NATO, vazhdimi i pranisë së KFOR-it dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut.
Delegacioni theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik ndërmjet shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.




