Adioni ka publikuar në Instagram një video nga provat me grupin muzikor, duke shkruar se po përgatitet për sezonin e dasmave dhe koncerteve.
Vëmendjen e mori komenti i partneres së tij, Olës, e cila e pyeti “N’Shtator a jeni?”, duke nxitur aludime për një martesë të mundshme. Adioni u përgjigj me humor, por pa e ndalur kuriozitetin e fansave.
Çifti, i njohur nga “Ferma VIP”, ka vazhduar lidhjen edhe pas formatit, duke bërë më parë edhe fejesën dhe duke kaluar kohë me familjet e njëri-tjetrit.




