Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro, me qëllim që t’u sjellë gëzim dhe buzëqeshje në ditët e festës.
Kjo ndihmë është pjesë e aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë festave fetare.
Nga institucioni bëhet e ditur se këto iniciativa do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me fokus të veçantë tek jetimët dhe familjet në nevojë.




