Me kërkesë të organizatës Albanians for America, një delegacion i Kongresit amerikan i përbërë nga Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës nga 26 deri më 28 maj 2026.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni pritet të takohet me institucionet shtetërore, autoritetet e sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media, si dhe të zhvillojë vizita në Camp Bondsteel.
Pas Kosovës, kongresistët do të qëndrojnë në Luginën e Preshevës, ku do të takohen me përfaqësues politikë shqiptarë dhe institucione lokale, me fokus në të drejtat e shqiptarëve dhe zhvillimet politike në rajon.
Vizita vjen në kuadër të angazhimit të Kongresit amerikan për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e partneritetit me Kosovën.




