Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi gjatë afatit kalimtar veror, pasi për të ka interesim nga klube të kampionateve të Italisë dhe Francës.
Sulmuesi kosovar ka edhe një vit kontratë me klubin turk, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë pas një sezoni ku nuk ishte gjithmonë titullar.
Sipas mediave turke, disa skuadra evropiane po e monitorojnë situatën e 29-vjeçarit nga Vushtrria, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas vlerësimit të trajnerit të ri të Besiktasit.




