Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar hapjen e fushatës zgjedhore në Gjakovë, duke ftuar qytetarët në tubimin hapës që do të mbahet më 28 maj 2026, në ora 19:45, në Platon e Parkut të Qytetit.
Sipas njoftimit, në këtë ngjarje do të prezantohet programi zgjedhor dhe vizioni politik i partisë për të ardhmen e vendit, i bazuar në tri shtylla kryesore: siguria, energjia dhe zhvillimi ekonomik.
Nga AAK u bë e ditur se Gjakova është vendi ku, sipas tyre, “fillojnë projektet e mëdha për Kosovën”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubim dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi politik.
“Ju mirëpresim në këtë nisje të rëndësishme të fushatës,” thuhet në njoftim.




