Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me rastin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.
Në këtë ngjarje, të mbajtur me ftesë të ambasadorit turk Sabri Tunç Angılı, Haradinaj ka përcjellë urimet e tij për këtë ditë me domethënie të veçantë për shtetin dhe popullin turk.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Turqisë, duke vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme të Ankarasë për proceset shtetformuese të Kosovës.
“Turqia ka qenë dhe mbetet një aleat i rëndësishëm në rrugën tonë drejt forcimit të shtetësisë dhe zhvillimit demokratik,” ka shkruar ai.





