Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një 85-vjeçare dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës psikike nga djali i saj.
Rasti është denoncuar nga nipi i viktimës, i cili ka njoftuar Policinë për dyshimet se babai i tij ka ushtruar presion psikik ndaj gjyshes.
Policia ka ndërhyrë në rrugën “Iliria” në Malishevë dhe ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.
Viktima është trajtuar nga autoritetet përkatëse dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje”.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Sinjali/




